Flash News

KRYESORE

Barcelona sprint në merkato, i rrëmben dëshirën e madhe Bayernit

Barcelona po mendon për merkaton e verës dhe ka hedhur sytë nga kampionati gjerman. Ekipi katalanas ka zgjedhur lojtarin që do të afrojë në Camp Nou dhe ai është Kai Havertz.

20-vjeçari i Bayer Leverkusen është një nga futbollistët më premtues dhe katalanasit duan ta rrëmbejnë. Ai ka luajtur dhe me kombëtaren gjermane, prandaj katalanasit nuk duan të humbasin kohë.

Kontrata aktuale e Havertz skadon në vitin 2022 dhe katalanasit duhet të shpenzojnë pak, por kjo nuk do të thotë se ai është i pashitshëm. Barca duhet të thyejë dhe konkurrencën e Bayern Munchen që janëtë interesuar për djaloshin e ri.

Të fundit