Flash News

KRYESORE

Barcelona sulmon Interin, Marotta bllokadë për sulmuesin

Barcelona sulmon Interin, Marotta bllokadë për sulmuesin

Lautaro Martinez është njeriu i momentit tek Interi. Drejtori sportiv i italianëve, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit. Sulmuesi është në merkato dhe po sulmohet nga Barcelona.

“Lautaro është një lojtar i mirë. Është i lumtur dhe ndihet rehat tek ne. Interi dhe Suning kanë të dyja një objektiv: Të përmirësohen dhe që të përmirësohesh nuk mund të heqësh dorë nga lojtarët e tu, por sidoqoftë merkatoja është e paparashikueshme.

"Gjithashtu, është edhe pjesa e dëshirës dhe vullnetit të lojtarit, ku ata zgjedhin se çfarë do të bëjnë. Gjithsesi, nuk është momenti të flasim për rinovimet apo transferimet.”

Të fundit