Flash News

KRYESORE

Barcelona thyen Atleticon, magjia vjen nga Leo Messi

Barcelona thyen Atleticon, magjia vjen nga Leo Messi

Barcelona nuk është ajo e Guardiolës, por gjeniu Messi mbetet aty. Skuadra katalanase sonte fitoi me shumë vështirësi përballë Atletico Madrid me rezultatin minimal 1-0. Barcelona ka parakaluar Real Madridin në renditje duke marrë kreun e La Ligës me golin e vetëm të shënuar nga "Pleshti".

Ndeshja nisi më mirë për bardhekuqtë, të cilët luanin në shtëpi dhe ishin më të mobilizuar. Donin realisht fitoren dhe e tentuan atë. Simeone e kishte përgatitur mirë ndeshjen, aq sa loja deri në të 86' po shkonte barazim.

Pikërisht në këtë minutë Messi shënoi golin vendimtar. Argjentinasi mori një asist nga Suarez në qendër duke hyrë në zonë dhe shënoi me lehtësi. Ai është thjesht fenomenal.

Të fundit