Flash News

KRYESORE

Barcelona tregon takimin e parë me Messin: Ky ishte mendimi im i parë

Barcelona tregon takimin e parë me Messin: Ky ishte mendimi im i parë

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me takimin e parë me Lionel Messin. Ai tregoi se e ka kuptuar që në momentin e parë se do të fitonin gjithçka me argjentinasin në ekip.

"Një nga lojtarët më kishte thënë që në ekip ishte një lojtar me të vërtetë shumë i fortë. Më kishin treguar se ishte një lojtar i vogël, i cili shënonte pafund dhe kishte një driblim spektakolar. Nuk e njihja ende, teksa një ditë u takuam në një dyqan të Nike.

"E pashë me vëmendje, ishte kaq i vogël dhe i turpshëm. ‘Ky është futbollisti për të cilin më kanë folur aq shumë?’, po mendoja me vete. E nisëm sezonin në Skoci dhe fituam 0-5 ose 1-6 me tre gola të Messit. Në atë moment e kuptova që do të kishim fituar gjithçka“, përfundoi Pep Guardiola.

Të fundit