Flash News

KRYESORE

Barcelona trembet për titullarin, diagnostikohet me sëmundje seksualisht të transmetueshme

Barcelona ka marrë një lajm të keq në lidhje me mesfushorin e saj Arthur. Titullari nuk luajti kundër Mallorcas dhe klubi doli me njoftim se është i dëmtuar. Ai është i pamundur, por nuk ka probleme fizike. Artur vuan nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe kurimi i saj bëhet me ilaçe që janë të ndaluara nga kontrollet anti-doping. Në kushte të tilla, lojtari duhet të qëndrojë disa javë pushim.

"Refruar Andreu Ginola, arsyeja pse Arthur Melo nuk luajti kundër Mallorca është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Klubi raporton se ai ka munguar për shkak të një dëmtimi, kurse Ginola pretendon se ishte për shkak të ‘gonorrhea’ që ai po vuan.

Ka të ngjarë që Arthur të qëndrojë jashtë për disa javë. Ilaçi që përdoret për kurimin e kësaj sëmundjeje, kapet nga kontrollet anti-doping dhe nëse testohet e del pozitiv, atëherë mesfushori brazilian do të dënohej për muaj të tërë”, shkruan në llogarinë e tij në Twitter,  gazetari Zach Lowy.

https://twitter.com/ZachLowy/status/1203836647718162440

 

Të fundit