Flash News

KRYESORE

Barcelona ul pretendimet, Rakitic tani shkon te rivalët?

Barcelona ul pretendimet, Rakitic tani shkon te rivalët?

Barcelona ka ulur pretendimet për mesfushorin Ivan Rakitic. Gazeta "Sport" raporton se kampionët e Spanjës duan vetëm 20 milionë euro për lojtarin.

Këtë shifër mund ta përballojnë edhe klube mesatare në Europë, kështu që alternativat për kroatin janë të shumta. Edhe pse kërkohet nga klube si Inter, Milan, Roma dhe Schalke 04, Rakitic mund të vazhdojë të qëndrojë në La Liga.

Sevilla dhe Atletico Madrid kanë interes për të dhe pritet që ai të mos shkëputet nga Spanja, një vend ku ka gjetur veten. Nënkampioni i botës mund të "hakmerret" kështu për dashurinë që Barcelona e zbehu rrugës për të.

Të fundit