Flash News

KRYESORE

Barcelona zëvendëson Suarezin me dashurinë e vjetër të Realit

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka probleme momentalisht, pasi është i dëmtuar. Uruguiani duket se nuk do të ketë shumë të ardhme në ekipin katalanas nisur dhe nga mosha e tij. Trajneri Setien po mendon që tani për zëvendësuesin e tij dhe ka nisur të piketojë emrat e parë.

Mundo Deportivo shkruan se lojtari i parë që dëshirohet nga tekniku është sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni i "Topçinjëve" dëshiron të largohet dhe emri i gabonezit pëlqehet shumë në Camp Nou. Ai nuk ka ndërmend të rinovojë me skuadrën angleze.

Lojtari nuk do të kishte probleme të kalonte te Barcelona duke shijuar një eksperiencë të re me katalanasit, ndërsa shpreson të largohet nga Arsenali. Ai është lodhur me skuadrën angleze, pasi nuk luan as në Europë.

Të fundit