Flash News

KRYESORE

Barcelona zien, Bartomeu takim urgjent me Messin e Abidal

Barcelona zien, Bartomeu takim urgjent me Messin e Abidal

Situata te Barcelona nuk është aspak e mirë pas përplasjes ndërmjet kapitenit Lionel Messi dhe Eric Abidalit. Ky i fundit deklaroi se lojtarët nuk u stërviten mirë pas ndeshjes kundër Realit.

Kapiteni Lionel Messi nuk i pranoi kritikat dhe nisi kundërsulmin kundër drejtorit të Barcelonës. Ai nuk i pranoi fjalët e zyrtarit të klubit duke u hedhur në sulm.

Presidenti Bartomeu ka reaguar menjëherë dhe ka njoftuar takim urgjent me zyrtarin Abidal. Ai mund të pushojë Abidalin për shkak të deklaratës së tij duke qenë se nuk do probleme me Messin. Argjentinasi mund të largohet.

Të fundit