Flash News

KRYESORE

Barcelonës i prishen planet, Lautaro ka shanse edhe në Premier League

Barcelonës i prishen planet, Lautaro ka shanse edhe në Premier League

Lautaro Martinez mund të mos transferohet te Barcelona. Klubi katalanas e kërkon me dëshpërim, meqë Luis Suarez është në fundin e karrierës, Ousmane Dembele thuajse përherë i dëmtuar dhe Antoine Griezmann aspak i përshtatur me Barcelonën.

Sikur të mos mjaftonte qëndresa e Interit për sulmuesin argjentinas, Barcelona tani ka edhe konkurrencën e një klubi të madh në Angli, Chelsea. Trajneri Frank Lampard e pëlqen shumë sulmuesin dhe është gati të paguajë klauzolën e tij prej 111 mln eurosh.

Merkatoja e verës vjen shpejt dhe Martinez duhet të marrë një vendim. Te Chelsea formacioni është 100% i sigurt, ndërsa në "Camp Nou" historia e viteve të fundit ka treguar se me formacionin nuk i dihet kurrë.

Të fundit