Flash News

KRYESORE

Bardh Spahia denoncon skandalin: Partia Socialiste dhunon qendrën shëndetësore në Shkodër

Bardh Spahia denoncon skandalin: Partia Socialiste dhunon qendrën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar në rrjetet sociale dy video, përmes të cilave tregon se si shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë nga militantë të Partisë Socialiste.

Spahia shkruan se institucionet po dhunohen, por policia nuk bën asnjë veprim.

“BANDITIZMI, EDHE SI SJELLJE E SHTETIT BANDIT! Ja se si shperthehet qendra shendetesore ne zonen e Qafe Hardhise ne Shkoder nga individe te PS! Kete stil njohin, se per ta shteti eshte pushtet per t’u sjelle sic thote partia e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen ne kete menyre, kete e quajne standart. Cuditerisht policia nuk ben asnje veprim, hesht dhe i mbron krahet ketij “standardi”. #BanditShtet”, shkruan Spahia.

Pas përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës,  për ish-deputetin u vendos masa  “arrest shtëpie”

Të fundit