Flash News

KRYESORE

Bardh Spahia sot para gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë në Shkodër

Bardh Spahia sot para gjykatës. Çfarë pritet të

Ish-deputeti Bardh Spahia pritet të dalë sot në orën 9:30 para Gjykatës së Shkodrës për caktimin e masës së sigurisë.

Por opozita do të jetë aty për të mbështetur Spahiajn, të cilin ata e konsiderojnë të burgosur politik.

Pas protestës së saj të nëntë kombëtare, opozita u mblodh mbrëmjen e djeshme dhe vendosi që të gjithë ish deputetët të jenë sot të pranishëm në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij.

Kujtojmë se dje qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës, ku mbahet ish deputeti Spahia. Ai u arrestua pas ngjarjeve të KZAZ në Shkodër.

Protestuesit paralajmëruan protesta të përditshme nëse nuk lirohen  Spahia dhe të arrestuarit e tjerë.

Të fundit