Flash News

KRYESORE

Bardhi: Detyrë e Shqipërisë të plotësojë kushtet për të mos u refuzuar sërish

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook përshëndet vendimin e Parlamentit Europian, që sot ka votuar rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa”-thekson Bardhi.

Të fundit