Flash News

KRYESORE

Bardhi: Ja skenari i frikshëm që është përgatitur për 30 qershorin

Bardhi: Ja skenari i frikshëm që është përgatitur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, deklaroi në një deklaratë për shtyp se kryeministri, Edi Rama, ka një skenar të frikshëm për 30 qershorin.

Sipas Bardhit, të dielën është përgatitur një skenar dhune dhe përplasje civile, e cila ka si qëllim t’i faturohet opozitës.

“Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës”, tha sekretari i përgjithshëm i PD-së.

Bardhi foli edhe për rastin e KZAZ-ësë në Vaun e Dejës, të cilin e quajti edhe atë një skenar të Ramës dhe ministrit Sandër Lleshi, të cilët, sipas tij, kanë vënë në shenjestër kryetarin e kësaj bashkie.

Ai e ka konsideruar ndalimin e njerëzve të afërt me kryebashkiakun si akt politik, të pabazuar në prova apo fakte.

Të fundit