Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bardhi: Kemi edhe 7-8 kryebashkiakë socialistë të inkriminuar. Këto janë emrat e tyre?
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka zbuluar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetrin, Kajmakun dhe Babanit, selia blu ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione që kanë të shkuar kriminale.
"Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra", deklaroi Bardhi në Report TV në emisionin “5 pyetje”.
Detaje rreth tyre, premtoi Bardhi, do të zbulohen në ditët në vijim pasi të jenë verifikuar dhe marrë informacionet për të kaluarën e tyre.
Lista me kryebashkiaket qe kane ndryshuar emra apo mbiemra:
- Ilir Xhakolli, kryebashkiaku i Pogradecit, në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se gjeneraliteti i tij i mëparshëm ka qenë Ilirjan Xhago, mirëpo mohon se ka qenë ndonjëherë i dënuar në Shqipëri apo jashtë vendit.
- Mbiemër të ndryshuar ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i sapo-konstituuar i Sarandës, Adrian Gruma, që siç pritej doli fitues nga votimet e 30 qershorit. Mbiemri i tij i mëparshëm ka qenë Gurmo.
- Kryebashkiak i PS në Memaliaj, Gjolek Guci ka pranuar se ka përdorur edhe emër, mbiemër dhe atësi tjetër. Nga Gjolek Myslym Guci në Spiro Jorgo Kuremenos.
- Edhe Nuri Belba i Bashkisë së Përrenjasit ka ndryshuar emrin. Ai ka deklaruar se më parë e ka pasur emrin Nuredin, ndërsa arsyet nuk dihen.
- Mbiemrin e ka ndërruar edhe aktori Erjon Isai që u emërua në Kolonjë . Ai deklaron se mbiemri i mëparshëm ka qenë Isa.
- Fenomenit nuk i ka shpëtuar as kryebashkiaku i Finiqir, Kristo Kiço që garoi nën siglën e Partisë Mega, i cili ka ndryshuar mbiemrin, të cilin më herët e ka pasur Katrani
Ramës nuk i mbarojnë “elvis rroshët”: 8 kryebashkiakët e PS që kanë ndryshuar emra, mbiemra e atësi