Flash News

KRYESORE

Bardhi: Lobuam në SHBA për të sensibilizuar Kathleen Kavalec mbi këto 3 çështje

Bardhi: Lobuam në SHBA për të sensibilizuar Kathleen Kavalec mbi

Gazment Bardhi ka treguar në emisionin kontratën e fundit të lobimit dhe aksionin për Kathleen Ann Kavalec, që ishte e nominuara e presidentit Donald Trump për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.

Në emisionin ‘Opinion’, Bardhi sqaroi lobimi i ri me senatorë amerikanë është bërë që ata të bindnin Kathleen Ann Kavalec që të shikonte problemet reale në vend: çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit. “I kemi kërkuar senatorëve që këto tre çështje të jenë prioritare të ambasadores së re që do vinte në Tiranë”, deklaroi Bardhi.

Për këtë lobisti i kompanisë Christian Bourge, ka dërguar për llogari të Partisë Demokratike 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.

Të fundit