Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Bardhi për kryebashkiakët e inkriminuar: Informacione kemi marrë edhe nga PS-ja
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet që të marrë përgjegjësi për personat që ka emëruar në bashki me të kaluar kriminale. Ai shtoi se asnjë nga ata që ka denoncuar PD-ja, nga Valdrin Pjetri, tek Agim Kajmaku, Ndye Babani, Mallakastra apo Agron Malaj nuk janë vetëkandiduar.
“Ata janë të përzgjedhur nga Edi Rama, i cili, për të mos mbajtur përgjegjësinë politike që i takon, po fshihet pas përgjegjësisë së tyre individuale. Ne terma individualë, ata duhet të shkojnë në burg, sepse kanë fshehur dënimet dhe kanë mashtruar, duke shkelur ligjin e dekriminalizimit, por Edi Rama është përgjegjësi politik për emërimin e tyre.”, tha Bardhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”
Ai shtoi se është i sigurt se kryebashkiakun e Matit, Agron Malajn, e kap ligji i dekriminalizimit.
“Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Armëmbajtja pa leje është ndalim për jetë nga ligji i dekriminalizimit. Ka patur një betejë të gjatë mes përfaqësuesve te PD dhe PS për ndalimet përjetë në ligj. Në atë kohë, duke qenë se për armëmbajtje pa leje ishte i dënuar me gjobë kryetar i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, PS kërkoi të hiqej nga ligji ndalimi për dënimet me gjobë dhe konsensusi u gjet që për dënimet me burg do të ketë ndalim përjetë. Është në detyrën e prokurorëve të konstatojë se Agron Malaj është subjekt i këtij ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.”
Bardhi tregoi edhe nga ku PD ka marrë informatat.
“Ka pasur edhe raste, kur jemi sinjalizuar nga partnerët. Një pjesë i kemi marrë nga strukturat e PD në rrethe, një pjesë edhe nga rrjedhja e informacioneve të strukturave të PS para zgjedhjeve, që kanë informuar kryeministrin se kandidati ka patur probleme me drejtësinë greke. Për kë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për Vorën. Kandidati i përzgjedhur nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte në kërkim në Greqi dhe ky shqetësim i strukturave të PS është injoruar. Ne disponojmë komunikimin e brendshëm të strukturave të PS që informojnë për të kaluarën e kandidatit të Vorës.”