Flash News

KRYESORE

Bardhi për Lefter Allën: SPAK ka një mundësi reale për të vepruar

Bardhi për Lefter Allën: SPAK ka një mundësi reale për

Partia Demokratike ka reaguar sërish përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi mbi imazhet që u bënë sot publike, në të cilat shfaqej kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë.

Sipas Bardhit, SPAK ka një mundësi reale të nxjerrë para drejtësisë një grup të strukturuar kriminal që shpërndan kokainë në Bulqizë.

Ai shtoi se Alla duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainë.

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama #RamaDeshtoi”, shkruan Bardhi, bashkangjitur edhe një video me disa nga deklaratat e Edi Ramës.

Të fundit