Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bardhi: Përse Valdrin Pjetri ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit?
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pyet se përse Valdrin Pjetri vazhdon të heshtë pas fshehjes së të kaluarës së tij në formularin e dekriminalizimit.
Me një status në Facebook, ai shkruan se i zgjedhuri për kryebashkiak ën Shkodër nga zgjedhjet e 30 qershorit, që opozita nuk i njeh, bashkë me Edi Ramën bëjnë sikur nuk dëgjojnë kërkesën e PD drejtuar Prokurorisë për verifikim.
“Edi Rama, prapë ti? Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Pastisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.
Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit. Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime?”, shkroi bardhi.
Serektari i PD mendon se mazhoranca është një e keqë që po e dëmton vendin.
“Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij. Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë!”