Flash News

KRYESORE

Bardhi: RA1 3 tregoi mashtrimin e Ramës, prodhimi i kanabisit është rritur me 1200%

Bardhi: RA1 3 tregoi mashtrimin e Ramës, prodhimi i kanabisit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një reagimi në Facebook ka reaguar pas reportazhit të gazetarit italian Valerio Cataldi mbi kultivimin e narkotikëve në Shqipëri vitet e fundit, ku theksohej se mbjellja e kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200%.

Duke ju përgjigjur kryeministrit Rama, i cili në reagimin e tij tha se lajmi i medias italiane nuk është i vërtetë, Bardhi shkruan se lajmi u rikonfirmua sërish nga RAI 3.

Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti, duke i qëndruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta!

Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën.

Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Edi Rama ka deshtuar!”, shkruan Bardhi.

Nga ana e tij RAI3 vijoi edhe sot kronikat në lidhje me mbjelljen e kanabisit në Shqipëri.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Evropë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare.

Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane në sektorë të tjerë që janë drejtësia dhe liria e shtypit”, thuhej në kronikë.

Të fundit