Flash News

KRYESORE

Bardhi shënon dopietë, i jep fitoren ekipit të Levantes

Bardhi shënon dopietë, i jep fitoren ekipit të Levantes

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi, ka arritur t’i japë fitoren ekipit të Levantes në përballjen kundër Atletico Bilbao, ku shënoi dy gola.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të golit të Garcias në minutën e 8’, më pas Bardhi shënoi dy herë, përkatësisht në minutat 43’ dhe 45’, duke çuar rezultatin në 1-2 për Levanten.

Në sekondat e fundi erdhi edhe goli i Morales, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-3, duke i dhënë 3-pikëshin ekipit të tij.

Tashmë Levante numëron 37 pikë, dhe ka një diferencë prej 9 pikësh nga Deportivo La Coruna.

Ndërkohë Atletiko Bilbao ndodhet në vendin e 14-të me 40 pikë.

Të fundit