Flash News

KRYESORE

Bardhi: Shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës më 21 qershor

Bardhi: Shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës më

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane, BILD, nuk janë një rast i shkëputur. Sipas Bardhit, disa muaj më parë se këto përgjime të publikoheshin ka qenë Zëri i Amerikës që e paralajmëroi  se sa e thellë ishte gropa e krimit the e korrupsionit, në të cilën, sipas tij, ishte zhytur Edi Rama duke tërhequr me vete edhe Shqipërinë.

Bardhi e vuri theksin tek përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës dhe dosja 339, të cilat sipas tij tregojnë se Rama kontrollon gjithçka. “Edi Rama kontrollon gjithçka, mnga rezultati i zgjedhjeve në bashkëpunim me bandat, deri tek emërimi i policëve në burgje”, tha Bardhi.

Ai deklaroi se largimi i Ramës është standardi më minimal evropian i një kryeministri të kapur në flagrancë. “Ky është hapi i vetëm që i haprrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t’i garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme. Me këtë qëllim shqiptarët do të bashkohen të premten e ardhshme, më 21 qershor, si kurrë më parë në historipër t’i treguar botës mbarë vendosmërinë e palëkundur se ne shqiptarët nuk heqim dorë nga aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Bardhi.

Të fundit