Flash News

KRYESORE

Bardhi: SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës, shqiptarët nuk e besojnë

Bardhi: SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës, shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me anti-KÇK.

Me theksin se “krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!”, Bardhi rendit disa nga deklaratat e kreyministrit Rama, për të cilin thotë se ka dështuar.

Më tej thekson se 87 % e qytetarëve shqiptarë nuk besojnë tek SPAK.

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.

Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:

- OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!

- OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!

Edi Rama ka dështuar! 👇👇👇”, shkruan Bardhi krahas videos.

Të fundit