Flash News

KRYESORE

Bardhi sqaron të rinjtë e PD: Beteja jonë është për një Shqipëri më të mirë, jo pushtet

Bardhi sqaron të rinjtë e PD: Beteja jonë është

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka zhvilluar një takim me anëtarët e rinj të njësisë 7-të në Tiranë. Ai përsëriti disa herë se beteja e opozitës nuk është për të ardhur në pushtet, por për të një të ardhme më të mirë të vendit.

“Ne nuk po bëjmë betejë për të ardhur në pushtet, pasi këtë betejë do ta zhvillojmë kur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne jemi në një betejë për Shqipërinë. Jam i bindur që protesta e 11 majit do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë. Ftoni edhe socialistë sepse edhe ata janë të zhgënjyer nga qeveria e Edi Ramës, që është i lidhur me krimin dhe drogën”, deklaroi Bardhi.

Aksioni i opozitës do të vijojë nesër me bllokimin e 12 akseve rrugore në vend duke nisur nga ora 18:00.

  1. Qarku Kukës– Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit.
  2. Qarku Shkodër– Rruga Shkodër-Koplik
  3. Qarku Lezhë– Mbikalimi Milot
  4. Qarku Dibër-Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.
  5. Qarku Durrës– Plepa, në hyrje të Autostrades
  6. Qarku Tiranë– Sheshi Shqiponja
  7. Qarku Elbasan– Mbikalimi Bradashesh
  8. Qarku Korçë– Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
  9. Qarku Gjirokaster– kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër .
  10. Qarku Fier– Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
  11. Qarku Berat - në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
  12. Qarku Vlorë - Hyrja e superstrades Vlorë- Levan.

Të fundit