Flash News

KRYESORE

Bardhi tregon nga Dibra prioritetin e PD-së: Koha që krimet elektorale të ndëshkohen

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me kryesitë e degëve të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat. Takimin e ka pasqyruar përmes disa fotografive në Facebook, ku tregon se fokusi i bisedës ishte kriza politike në vend.

Bardhi thekson se prioritet i PD-së është pikërisht kësaj krize.

“Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!”, nënvizon Bardhi.

Të fundit