Flash News

KRYESORE

Bardhyl Londo: Si më kërkuan t'u bëja ekspertizën poezive të Visar Zhitit

Bardhyl Londo: Si më kërkuan t'u bëja ekspertizën

Ish-redaktori i gazetës "Dita", poeti Bardhyl Londo, ka treguar për njohjen me poetin Visar Zhiti dhe mënyrën se si i kërkuan t'i bënte ekspertizë poezive të tij në kohën e regjimit komunist.

"Njohja e parë me të ka qenë pikërisht përmes poezisë, pastaj ma ka sjellë rasti ta njoh para se të futej në burg. Më bëri përshtypje jo vetëm poezia e tij, por edhe ai vetë si njeri. Vinte nga Kukësi, ku punonte si mësues, për të botuar poezitë e tij në Tiranë. Një djalë që bënte përshtypje me sjelljen dhe humanizmin e tij", shprehet Londo.

Në një intervistë për gazetën "Panorama", Bardhyl Londo është rrëfyer se refuzoi të t'i bënte ekspertizën poezive edhe pse ende nuk e dinte se kujt autor i përkisnin.

Nëse donin të dënonin një shkrimtar, kërkonin një ekspertizë të veprës së tij nga një shkrimtar tjetër.Brenda atij sistemi gjykojmë gjithçka, por brenda tij, njëri kishte mundësi edhe të manovronte apo atë që duhet të bënte, e jo atë që i kërkonin. Sigurisht kjo nuk ishte e lehtë, ishte shumë e ndërlikuar, por ekspertiza nuk kishte lidhje me punën që bënim. Dihej qëllimi i saj dhe ka pasur plot raste ku nuk është pranuar ajo që është kërkuar", tregon poeti.

Të fundit