Flash News

KRYESORE

Bare: Nuk mërzitem që Reja nuk më thirri, kam një ëndërr te Malaga

Bare: Nuk mërzitem që Reja nuk më thirri, kam një

Mesfushori i kuqezinjve Keidi Bare nuk mërzitet që nuk u thirr nga trajneri Edi Reja për dy takimet që Shqipëria do të luajë në ditët e ardhshme të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Fieraku tha për gazetën sportive spanjolle “AS” se aktualisht mendjen e ka tek ekipi i tij, Malaga, që ka sy sfida me rëndësi përpara.

“Bashkë me Rei Manajn, që luan te Albasete, jemi tek një listë e dytë e trajnerit. Por, mendjen e kam edhe këtu tek Malaga. Shqipëria ka dy ndeshje, me Moldavinë dhe Islandën, por nga ana tjetër do humbja ndeshjen e fundit me Elçen në kampionat, si dhe ndeshjen e parë në “play-off” nëse kualifikohemi. E kam ëndërr të luaj dhe të ndihmoj ekipin të ngjitet në La Liga” – shprehet Bare.

Të fundit