Flash News

KRYESORE

Bare sakrifikohet nga Malaga, shitet për shifrën e majme

Bare sakrifikohet nga Malaga, shitet për shifrën e majme

Malaga ka probleme ekonomike dhe diçka e tillë nuk është më e panjohur. Ekipi spanjoll duhet të shesë ndonjë nga senatorët e skuadrës për të shpëtuar.

Emri që pritet të largohet është Keidi Bare. Mesfushori shqiptar vlen shumë dhe klubi i tij nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga fieraku. Fierakun e duan në La Liga, por klubi i tij nuk heq dorë fort kollaj nga shërbimet e tij.

"Malaga Hoy” raportoi se klubi i Ray Vallecano ka ofruar 500 mijë euro, por oferta e parë është refuzuar direkt nga Malaga. Ata nuk kanë ndërmend të falin mesfushorin titullarin.

Oferta e re e Vallecanos është 1.5 milion euro dhe Malaga po mendohet. Bare me shumë mundësi do të largohet për t'u sakrifikuar për të ardhmen e klubit spanjoll.

Të fundit