Flash News

KRYESORE

Baret, restorantet dhe klubet letër qeverisë: Të rrënuar ekonomikisht, na lër të punojmë gjithë ditën

Baret, restorantet dhe klubet letër qeverisë: Të rrënuar

Bizneset janë ndër më të prekurit nga pandemia globale e koronavirusit, veçanërisht lokalet dhe baret të cilat janë të fundit që do hapen.

Kryeministri Edi Rama njoftoi që ato do të kenë mundësi për t’u hapur në datën 18 maj, por vetëm në ambiente jashtë. Gjithashtu ai theksoi se baret dhe restorantet do të mund të qëndrojnë hapur deri në orën 17:30.

Nisur nga ky vendim, baret, klubet dhe restorantet i kanë nisur një letër të hapur Edi Ramës duke i kërkuar rihapjen sa më parë dhe pa kufizim orari të bizneseve, duke u treguar të kujdesshëm.

Teksa theksojnë se ishin të parët që u ndërgjegjësuan dhe zbatuan masat e qeverisë kundër COVID-19, duke mbyllur aktivitetet, krerët e kësaj shoqate theksojnë se këto biznese janë të gjunjëzuar ekonomikisht.

Të fundit