Flash News

KRYESORE

Bark të rrafshët me dietën me shalqi

Bark të rrafshët me dietën me shalqi

Edhe pse më shumë se 90% e përbërjes së tij është ujë, personat me mbipeshë nuk do të duhej ta konsumonin në sasi të pakufizuar.

E parandalon hipertensionin.

Konsumimi i përditshëm i shalqirit ul shtypjen e gjakut. Dr. Arturo Figueros udhëheqës i studimeve ka shpjeguar se shalqiri ndihmon sidomos personat më shtypje paksa më të lartë, e që më pas ka gjasa të shndërrohet në hipertension.

Menuja që pastron organizmin:

Dita e parë :

Dreka: 100 gram mish gjedhi, 100 gr oriz të zier me sos domatesh, 1 pjesë shalqi.

Darka: 50 gram djath, 1 pjesë buke e thekur.

Dita e dytë:

Dreka: buke të thekur, 50 gram gjoks pule të zier, 1 pjese shalqi.

Darka: 100 gram peshku nga zgara, 1 pjesë buke e thekur, sallatë sezonale.

Dita e tretë:

Dreka: 30 gram spageti me djathë dhe domate, 1 pjesë shalqi.

Darka: sallatë të përzier me domate, tranguj, speca, qepe dhe sallatë të gjelbër, 50 gr djathë të freskët, 1 pjesë shalqi.

Dita e katërt:

Dreka: 1 pjatë supe me perime, 1 pjesë bukë të thekur, 50 gr mish pule të zier, 1 pjesë shalqi.

Darka: 2 patate të fërguara, sallate sezonale, 1 pjesë shalqi.

Dita e pestë:

Dreka : 50 gram mish të zier gjedhi me kërpudha, 1 pjesë buke e thekur, 1 pjesë shalqi.

Darka: 50 gram djathë të freskët. 2 pjesë bukë të thekur, 1 pjesë shalqi.

 

Të fundit