Flash News

KRYESORE

Bartanesh/ Fshati që shet votën 50 mijë lekë nga skamja

Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve , si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe . Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit./Fika Fare

Të fundit