Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Basha: 30 milionë eurot që tenton Rama të vjedhë, mjaftojnë për të ndërtuar kampus modern për studentët
Ndërkohë që studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në Twitter.
Basha shkruan se ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.
"Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10-fish sa në SHBA”, shkruan kryedemokrati.
Më tej ai shton se 30 milionë euro që sipas tij Rama tenton të vjedhë në Unazë të Re mjaftojnë për të ndërtuar kampus modern për Universitetin e Tiranës.
“Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”, shprehet Basha.