Flash News

KRYESORE

Basha akuza të forta Ramës për ARMO-n, zbulon nga Vlora qëllimin e moratoriumit të gjuetisë

Basha akuza të forta Ramës për ARMO-n, zbulon nga Vlora

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  zhvilloi sot takimin elektoral të radhës në Vlorë nga ku bashkëbisedoi me qytetarët.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama nga Vlora teksa tha se ARMO-n e ka shtirë në duar të një grup njerëzish. Sipas Bashës, Rama bëri lëmsh Vlorën dhe tashmë kërkon të marrë në dorë timonin e qeverisë pa motorrë. Kryedemokrati po ashtu zbuloi arsyen e moratoriumit të gjuetisë dhe tha se qëllimi i vetëm i ndalimit të gjuetisë ka qenë mbushja e maleve me drogë.

“Kam takuar me qindra punonjës të ARMO-s, është kryeministri mbrapa e di ti shumë mirë. E ka shtirë në duar të një grup njerëzish. Unë kam plan dhe jo premtime, shfletojeni dhe kushdo është i ftuar për debat lidhur me planin.

E premtja duhej ta gjente këtë qytet plot me turistë por gjatë ecjes pamë pensionistë që nuk mund të paguanin një kafe studentë që endeshin pa një vend pune. Deputeti i parë i Vlorës vjen dhe bën premtime të reja të barasvlershme me të para 4 viteve. 250 m2 shesh ka kushtuar këtu 1 milionë euro. Paratë e energjisë dhe faturave të rritura nuk i ka harxhuar për prioritetet e vlonjateve. Ka harxhuar 350 mln euro për zyrat e shtetit. Mund të ishin dyfishuar pensionet për dy vjet me ato lekë.

Për 4 vjet Rama e bëri lëmsh Vlorën dhe të pajetueshme për njerëzit e aq më pak për turistët. Timon pa motor, lodër si ai i fëmijëve me të cilin luan në kurrizin tuaj, të familjarëve tuaj, të fëmijëve tuaj.

Ramës i them që e di që s’merr vesh fare nga ekonomia, tani është koha të dalësh para shqiptarëve dhe ta pranosh se e vetmja zgjedhje për Shqipërinë është Republika e Re që i shërben interesit të të gjithë shqiptarëve. Dua ta mbyll me një premtim, ndalimi gjuetisë ka patur një qëllim të mbushte malet me hashash. Do të anulohet moratorium i gjuetisë, por me kritere europiane” tha Basha.

Të fundit