Flash News

KRYESORE

Basha, ambasadorët, Rama? A po vjen Teknikja?

Basha, ambasadorët, Rama? A po vjen Teknikja?

Pasi i ka takuar, bashkë me aleatët e vegjël, ambasadorët e vendeve të huaja në Tiranë, shefi i opozitës Basha ia ka 'liruar radhën' Kryeministrit Rama. Takimet e dy njerëzve më të rëndësishëm në Shqipëri me diplomatët e huaj nuk janë rutinë, sidomos tani kur klima politike është plot me trysni. Basha ka folur 'një lajm të mirë që do bëhet publik shumë shpejt' dje para mbështetësve të opozitës në Çadrën e Lirisë. Kjo 'shpallje' vjen edhe pas një deklarate 'të çuditshme' të ambasadorit Lu, i cili foli me tone 'pacifiste' apo realiste/optimiste, siç i quajti ai. Një pikë të re mbështetje për levën e mosmarrëveshjeje, e ka në dorë presidenti Nishani, i cili ka në tryezën e punës dosjet me dekretet për ministrat e rinj. Nëse ai vendos t'i thotë 'jo' Fatmir Xhafajt, i shtyrë edhe nga trysnia e opinionit publik, qeveria Rama 'bie'.

Të fundit