Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha: Bashkimi ynë për votën e lirë do e kthejë Shqipërinë në vend me standarde europiane
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha hedh poshtë tezat që thonë se aksioni i opozitës është një precedent i rrezikshëm që mund të përsëritet. Në konferencën për shtyp me gazetarët, Basha Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë, që kurrë më, asnjë kryeministër i ardhshëm të mos jetë në gjendje të lidhë pakt me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin.
“Para se të jetë precedent, ky është standard europian. Ky është standard amerikan, Dhe nëse do ta quajmë precedent, është precedent europian, është precedent perendimor. Po, një qeveri që bën gjithë këto zullume, duhet të largohet”, deklaroi Basha
Qëndrimi i plotë:
Basha: Shumë e thjeshtë përgjigja. E gjitha kjo po bëhet që të mos përsëriten më kriza të tilla. Nëqoftëse prapë do të kemi një qeveri që e merr pushtetin me krimin, që asgjeson Gjykatën Kushtetuese, asgjeson Gjykatën e Lartë, emëron në mënyrë të paligjshme Prokurorin e Përgjithshëm, zhytet në aferat më korruptive, 40 milion euro për 2 kilometra me kompani fallco, dhunon qytetarët dhe liritë e të drejtat e tyre, helmon fëmijët me gaz.
Nëqoftëse do të kemi një qeveri të tillë, atëherë ky patjetër duhet të jetë precedent që një fund i tillë e pret. Patjetër që po, dhe ju duhet ta festoni një precedent të tillë, ku më në fund populli ka fuqinë për t’i thënë një grupi që ka marrë peng pushtetin, që jo, sovrani nuk je ti me Ymer Lalën. Sovrani jemi ne, ky vend është i yni.
Çdo shqiptar duhet ta festojë një precedent të tillë.
Kjo nuk është një betejë për të ndërruar Edi Ramën me Lulzim Bashën.
Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë, që kurrë më, asnjë kryeministër i ardhshëm të mos jetë në gjendje të lidhë pakt me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin, t’u kthejë shpinën njerëzve, ta trajtojë gjithë Shqipërinë si çifligun e tij personal dhe qytetarët si bujkrobërit e tij.
Kjo është sfida, ky është projekti, ky është objektivi, rreth të cilit kemi thirrur gjithë shqiptarët të na bashkohen dhe që po na bashkohen çdo ditë e më shumë, duke tejkaluar ngjyrat politike. Pse? Sepse e kuptojnë dhe po e kuptojnë, që në fund të kësaj beteje do të vendosin ata me votë. Do të vendosin ata që të emërojnë dhe të shkarkojnë qeveritë. Dhe në një ushtrim të tillë demokracie, do të marrë fund frika si instrument i qeverisjes, sepse qeverisja përmes frikës nuk është demokraci, është tirani.
Liria është kur qeveria ka frikë popullin. Sepse është populli që e emëron, është populli që e shkarkon.
Tirania është kur populli e ka frikë qeverinë! Ku jemi sot? Jemi në kushtet e tiranisë. Pse nuk e ka qeveria frikë popullin? Sepse e ka lidhur kontratën me krimin. Apo më mirë të themi; pse nuk e kishte? Sepse orët kur populli ulte kokën dhe Edi Rama bënte njëherë të fortin, njëherë gastorin, kanë marrë fund. E tregon dhe paniku i tij i përditshëm.
Këto janë orë shprese, këto janë ditë shprese, janë ditët kur shqiptarët janë vetëdijësuar që fatin e tyre e kanë në dorë vetë ata. Që një grusht njerëzish nuk mund t’i sjellë vërdallë, t’i vjedhë, t’i shpunësojë, t’u vendosë taksa si të dojë, t’u rrisë çmimin e energjisë, naftës. T’u premtojë vende pune dhe t’i shpunësojë pastaj. T’u premtojë shëndetësi falas e ta shkatërrojë shëndetësinë pastaj. e kanë ata, e kanë qytetarët fatin e tyre në dorë.
Ky është standardi që ne do të vendosim. Në këtë standard, çdokush do të mendohet dy herë, para se t’i vërë shkelmin sovranit, para se t’i vjedhë votën.
Prandaj, meqë e quajte precedent dhe nëse e quan precedent, duhet ta festosh këtë precedent, do ta celebrosh, do ta hapësh fjalën kudo, që në Shqipëri po vendoset, më në fund, një precedent që e bëri Europën Europë dhe Amerikën Amerikë. Që ata që vjedhin votat, ata që kapin të gjitha pushtetet, ata që lidhin paktin me krimin, ata nuk do të gëzojnë pushtet, por do të largohen dhe do të vendosen para drejtësisë.
Para se të jetë precedent, ky është standard europian. Ky është standard amerikan, Dhe nëse do ta quajmë precedent, është precedent europian, është precedent perendimor. Po, një qeveri që bën gjithë këto zullume, duhet të largohet. Do të ishte larguar me dhjetëra herë në çdo vend normal europian. Dhe kjo do të largohet, nuk ka rrugë tjetër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38