Flash News

KRYESORE

Basha i bën thirrjen e fundit mazhorancës: Bindjuni urdhërit të popullit ose do përballeni me pasojat!

Basha i bën thirrjen e fundit mazhorancës: Bindjuni urdhërit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrjen e fundit në Kuvend mazhorancës,  që të heqin dorë nga zgjedhja politike e kryeprokurorit ose përndryshe do të përballen me pasojat.

“Sot është një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë. Sot nën dhunim flagrant të kushtetës, shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon”, u shpreh Basha.

Basha shprehet se mazhoranca në mënyrë tinzare po bëhet gati për një grusht shteti.

“Kushtetuta ia ndalon një force të vetme politike emërimin e një kryeprokurori të përgjithshëm. Ju jeni të vendosur të shkelni kushtetutë për të mbrojtur pushtetin tuaj të paligjshëm. Ky është moment i fudnit ku në emër të kushtetutës ju kërkoj të tërhiqni, ky është urdhëri i popullit, bindjuni atij ose do të përballeni me pasojat, shtoi Basha.

Kujtojmë që grupi parlamentar i PS-së zgjodhi sot Arta Markun si kryeprokurore të përkohshme në vend të Adriatik Llallës. 

 

Të fundit