Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Basha bën vizitë të papritur në Kavajë për protestën kombëtare të 8 korrikut
Kryetari i Partisë Demokratike e ka të gjithë vëmendjen te protesta kombëtare e ditës së hënë, më 8 korrik. Dy ditë para saj, ai udhëtoi pasdite në Kavajë për t’u takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike atje në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe në 8 korrik.
Kreu i opozitës, eci në këmbë deri në një prej bareve të Kavajës, ku u takua edhe me drejtuesit e degës. Ai shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës.
Basha u shpreh se “beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka për të pasur kthim pas derisa të arrihet fitorja”.
Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 lorrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën.