Flash News

KRYESORE

Basha brrylin Henri Çilit: Me Republikën e re, ti dhe shokët e tu…

Basha brrylin Henri Çilit: Me Republikën e re, ti dhe shokët e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shpalosur edhe njëherë tjetër programin që do të zbatojë në arsim me ardhjen në pushtet.

Duke folur për ligjin e arsimit të lartë, Basha tha se me “Republikën e re” ai do të shkruhet nga kollosët e vendit, ndërsa paralajmëroi universitetet private, përfshirë UET-in e Henri Çilit, të përgatiten për të garuar si të barabartë.

“Edhe Henri me shokët e tij do të kenë një copë diell në Republikën e Re. Jeni privat por konkurroni si të barabartë. Nëse ofroni diçka me çmim më të lartë dhe qytetarët ua blejnë, hallall, por nga shteti këto politika do ketë. Nëse nuk konkurroni këtë do merrni (tregon brrylin)”, u shpreh Basha.

Nuk është hera e parë Basha përmend Henri Çilin si përfitues të pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Në fillim të protestës së opozitës, ata patën një përplasje verbale gjatë emisionit “Studio e Hapur”.

 

Të fundit