Flash News

KRYESORE

Basha: Çfarë do të ndodhë në protestën e nesërme

Basha: Çfarë do të ndodhë në protestën e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin Opinion tha se protesta e ditës së nesërme do të jetë paqësore. Ai tha se do të marrë vetë pjesë në këtë protestë bashkë me familjen e tij.

“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të amnsituar krimet që është kapur në flagrancë Eid Rama kanë dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha.

Sipas tij nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor, pasi në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidenti që ka hyrë në fuqi.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”, tha Basha

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pak minuta më parë.

Të fundit