Flash News

KRYESORE

Basha citon Papa Françeskun në Kuvend: Foli sikur të kishte përpara Edi Ramën

Basha citon Papa Françeskun në Kuvend: Foli sikur të kishte

Kryedemokrati Lulzim Basha ka cituar fjalët e Papa Françeskut përpara komisionit antimafia në Parlamentin e Italisë, për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe për para. Duke kujtuar kohën kur Rama citonte në çdo kohë Papën, Basha theksoi se kryeministri e harroi rrugën e Atit të Shenjtë për vazhduar rrugën me Saimir Tahirin dhe shokë.

“Papa foli sikur të kishte përpara Edi Ramën”, tha kryeopozitari pasi citoi deklaratën e Papës.

Pjesë nga deklarata:

Ishte një kohë kur Edi Rama nuk linte fjalim pa nisur dhe pa sosur pa cituar Papa Françeksun. Ishte koha kur donte t’i mbushte mendjen botës, disa prej juve, ndonjëherë edhe vetes se ecte në rrugën e Zotit dhe Atit të Shenjtë. Por si gjithçka tjetër edhe kjo ishte fasadë. Shpejt, Papën e harroi dhe vazhdoi rrugën me Elvis Rroshët dhe Saimir Tahirin me shokë. Prandaj sot, është dita që t’i kujtojmë Edi Ramës paralajmërimin e Papa Françeskut për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe për para, të cilat siç thotë ai, i arrijnë duke shkelur mbi njerëzit, mbi jetën dhe dinjitetin e tyre. Pak javë më parë duk folur përpara anëtarëve të komisionit antimafia të Parlamentit italian, kundër tundimit të oportunizmit, dredhive dhe mashtrimit që bëhen më të rrezikshme nga refuzimi i politikanvë për të folur për to, citoj fajlët e tij, Papa Françesku iu drejtua të gjithë politikanëve të botës me këto fjalë: Kur mjaftohesh me veten tënde, është thjeshtë të biesh në vetëkënaqësi dhe të pretendosh se ti je e vërteta dhe standardi i gjithçkaje dhe i çdo gjallese. Kjo është shenja e politikës perverse, e cila është e lidhur me interesat e një pakice dhe ngrihet mbi marrëveshje të errëta. Kështu mbytet ndërgjegjja, banalizohet e keqja, zëvendësohet e vërteta me gënjeshtren, ndërsa përgjegjësia publike kthehet në mjet përfimtimi. Mbyll citimin. Papa ka folur sikur të kishte përpara Edi Ramën. Dredharak, manipulator, përherë duke u përpjekur ta shesë të keqen për të mirë.

Basha tregon tre masat ndëshkuese të buxhetit: Është ndërtuar për klientët e Ramës; asgjë për shqiptarët e ndershëm

Të fundit