Flash News

KRYESORE

Basha: Dako të arrestohet, përgjimet e publikuara janë ‘maja e ajsbergut’

Basha: Dako të arrestohet, përgjimet e publikuara janë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha insiston që kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako duhet të arrestohet.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha tha se përgjimet e publikuara së fundmi, ku i përfshirë është edhe kryebashkiaku Dako me një anëtar të bandës së Shijakut, është vetëm ‘maja e ajsbergut’.

“Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve.  As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri.

Vangjush Dako duhet të arrestohet. Prokuroria ka shumë prova të qarta e flagrante për bashkëpunimin e Dakos me krimin. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm ‘maja e ajsbergut’, ato u bënë për të zbehur rolin e Dakos në transaksionet kriminale me bandat krimit të organizuar me Avdylajve në shkëmbim të mbështetjes elektorale. Dako është një kriminel i mirëfilltë për pushtet dhe para. Është e papranueshme që një kriminel i mirëfilltë të vazhdojë të bredhë i lirë”, u shpreh Basha.

Të fundit