Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Basha deklaratë në krah të qytetarëve kuksianë: Kryengritja duhet të vijojë deri në fitore
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat në krah të disa qytetarëve kuksianë, për t’i garantuar për mbështetjen e opozitës për kauzat e tyre. Basha tha se qeveria e Edi Ramës po mundohet të mbysë me arrestime revoltën qytetare, ndërsa i bëri thirrje njerëzve që të vijojnë kryengritjen deri në fitoren ndaj kryeministrit.
Kryeopozitari theksoi se nuk do të tërhiqet deri në lirimin e 11 protestuesve të Kukësit, që sot mbahen në qeli, dhe deri sa qeveria të heq dorë nga taksa në ‘Rrugën e Kombit’.
“Qeveria në mënyrë të verbër mendon se mund të mbysë me akte të tilla revoltën qytetare. I bëj thirrje qytetarëve që të vijojmë kryengritjen. Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore, për t’i dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqar dhe të privatizuar nga Edi Rama, i cili për interesat e tij vërsuli policinë ndaj njerëzve të pambrojtur, ndërkohë që kriminalët dhe trafikanët, ministrat e korruptuar që kanë vënë pasuri miliona euro, duhet të japin llogari. Ne nuk do të ndalemi derisa të lirohen 11 qytetarët kuksianë. Nuk do të ndalemi deri sa të hiqet taksa për ‘Rrugën e Kombit’. Kjo është beteja jonë, jemi dhe do të jemi deri në fund në krah të këtyre njerëzve”, tha Basha.