Flash News

KRYESORE

Basha tjetër deklaratë urgjente nga selia blu

Basha tjetër deklaratë urgjente nga selia blu

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije për politiko.al se kryetari Lulzim Basha do të japë një prononcim tjetër urgjent nga selia blu, në orën 13:30. 

Akoma nuk bëhet e ditur se për çfarë do të komunikojë Basha.  Kreu i PD-së më herët në një deklaratë për median foli për situatën e nxehtë të përfshirjes së Tahirit në çështjet e drogës, si dhe kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës.

Basha bëri me dije se Tahiri zotëron materiale shtrënguese, si video e  dokumente që dëshmojnë përfshirjen e Ramës në çështje kriminale, ndaj kryeministri s’e lëshon Tahirin.

“Ne kemi të dhëna se aktualisht Tahiri dhe Rama po përpunojnë një marrëveshje. Tahiri disponon dokumenta, filmime të përfshirjes së Edi Ramës në  marrëdhëniet me bandat mafioze. Ndaj Edi Rama e ka jetike marrëveshjen me Saimir Tahirin, por ai do përpiqet t’Ia hedh paq të menaxhojnë miliardat. Ndaj as arretimi i Saimir Tahirit dhe arrestimi i peshkqve të mëdhenj s’mund të ketë efekt nëse nuk arrestohet peshku i madh Edi Rama”, tha Basha në deklaratën për median. 

Të fundit