Flash News

KRYESORE

Basha me demokratët larg luksit për festat e fundvitit. Drekë te 'Uka Farm'

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike janë mbledhur për një drekë me rastin e festave të fundvitit. Fotot e siguruara nga Politiko.al tregojnë se deputetët e PD, nuk kanë zgjedhur një restorant luksi, siç bëjnë zakonisht partitë dhe politikanët. Demokratët kanë udhëtuar drejt Laknasit, për të drekuar te 'Uka Farm' një restorant dhe fermë e ngritur nga një ish-deputet demokrat dhe zv/kryeministër në qeverinë e parë të Berishës, Rexhep Uka.

Ajo që bie në sy është edhe fakti se deputetët e PD nuk e kanë 'bllokuar' restorantin, por janë 'përzier' edhe me klientë të tjerë.

Të fundit