Flash News

KRYESORE

Basha dënon dhunën ndaj Lubonjës: Sulmi nga Rama kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij

Basha dënon dhunën ndaj Lubonjës: Sulmi nga Rama kundër

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dënuar ashpër sulmin ndaj makinës së analistit të njohur, Fatos Lubonja.

Në një reagim në facebook, Basha shkruan se sulmi vjen nga Edi Ramëa kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij. Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik”, shkruan Basha.

Sulmi ndaj makinës së Lubonjës ndodhi më 1 korrik, një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Fatmirësisht, nga sulmi me gur nuk pati të lënduar, vetëm dëmtim të makinës në pjesën e përparme.

Të fundit