Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Basha denoncon pastrimin e parave: Shqipëria hyri në listën e zezë të DASH; bumi i ndërtimit rezultat i drogës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar përfshirjen e Shqipërisë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit si vend kryesor i pastrimit të parave. Është hera e parë, tha Basha, që Shqipëria përfshihet në këtë listë që përditësohet çdo vit.
Sipas Bashës, në këtë listë përfshihen ato vende ku bankat bëjnë transaksione parash nga të ardhurat e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Kryedemokrati theksoi gjithashtu se bumi i beftë i ndërtimit në vend, në kohë krize, është rezultat i pastrimit të parasë që vjen nga droga.
Pjesë nga deklarata:
Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan. Qeveria amerikane harton listën bazuar në këtë përcaktim: Vend kryesor i pastrimit të parave është ai vend ku bankat bëjnë transaksione parash që përfshijnë shuma të konsiderueshme të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve.
Janë me qindra milionë euro të prodhura nga droga në duar të kriminelëve që duan t’i qarkullojnë dhe t’i pastrojnë këto para. Nuk ka dyshim që bumi i beftë i ndërtimit kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pashitura është rezultat i parasë që vjen nga droga.
Për katër vjet me radhë ai u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka c’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant.
Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi.
Depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të.