Flash News

KRYESORE

Basha me deputetët: Vizita ime më e mirë në Amerikë; së shpejti konkretizohet në qëndrime

Basha me deputetët: Vizita ime më e mirë në Amerikë;

Në mbledhjen e pasdites të kryetarit të Opozitës me grupin parlamentar, është bërë një pasqyrë e vizitës në Uashington. Burime nga mbledhja thonë se Basha ka qenë entuziast për vizitën duke e cilësuar si më të mirën e të gjithë tureve të tij në Amerikë, si ministër dhe si kryetar i PD. Së shpejti, ka vazhduar Basha, pres që mbështetja që gjeta atje, të konkretizohet në qëndrime. Garancitë e marra në Uashington, theksojnë burimet nga takimi, janë se nuk do të ketë klemencë (falje) për Ramën lidhur me deklaratën e tij anti-Trump.

Qeveria teknike do të vazhdojë të jetë kushti kryesor dhe i panegociueshëm, dhe paralel me të do të vazhdojë edhe puna nëpër rrethe për përgatitjen për zgjedhje. Përfundimi i mbledhjes ka qenë pikërisht ky, sipas burimeve të Politiko.al: zgjedhet do të zhvillohen vetëm nën kujdesin e një qeverie teknike.

Të fundit