Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Basha dhe Patozi janë përgjuar nga Visho Ajazi, shpëtoi vetëm një zyrtar i lartë”
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion, se Shërbimi Informativ, në drejtimin e Visho Ajazit, ka përgjuar 25 politikanë të rëndësishëm në vend.
Hoxha theksoi se pas marrëveshjes Meta-Rama, SHISH ka përgjuar nga prilli i 2013 deri në shkurt të 2014 Ilir Metën dhe Edi Ramën.
Objekt i përgjimit ka qenë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Gjithashtu edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përgjuar në bisedat që ka bërë me ambasadorin italian dhe grek.
“Politikani i vetëm që nuk është bërë objekt i një përgjimi, është ish-kryeministri Sali Berisha”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, përgjim është kryer edhe ndaj ish-nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, ndërsa Rama është përgjuar disa herë në biseda me ambasadorin shqiptar në Serbi.