Flash News

KRYESORE

Basha: Dilni të gjithë në rrugët e Tiranës

Basha: Dilni të gjithë në rrugët e Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bashkua sërish protestuesve të Teatrit Kombëtar. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në rrugë kundër vendimit të qeverisë.

"I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të dalin në rrugë dhe të protestojnë. S'ka bandit dhe kriminel si Edi Rama dhe shokët e tij. Sot jemi për të dhënë një sinjal të qartë, sa herë që qytetarët cënohen Lulzim Basha dhe opozita do të jenë në krah të tyre. Ky regjim nuk njeh ligj, kush mendon ndryshe është patericë e këtij pushteti. Sa të jetë e nevojshmë do rrimë këtu. Prej 24 orësh jemi përballë me këtë regjim gangsterësh. Opozita ka qenë dhe është në ballë të detyrës së saj", tha Basha.

Bashkë me kreun e PD janë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrisi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Mesila Doda.

 

https://www.youtube.com/watch?v=VKNuWVXEubk&feature=emb_logo

Të fundit