Flash News

KRYESORE

Basha diskutime me qytetarët e Devollit, banori: Mos ji kaq i butë dhe tolerant. Përgjigjet kryedemokrati

Basha diskutime me qytetarët e Devollit, banori: Mos ji kaq i butë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Devollit, ku po zhvillon diskutime me fermerët e zonës. Në diskutime e sipër me qytetarët teksa basha po i falenderonte për praninë, një banor ndërhyri duke e kritikuar se është shumë i butë

“I dashur kryetar sot nuk ta uroj mirëseardhjen, do ta uroj kur të jesh kryeministër. Kur të marrësh Qeverinë dukesh që je shumë i butë dhe tolerant. Nuk duhet të dëgjosh njerëzit që vijnë për servilizma. Mos jepni subvensionime se do t’i marrin ata që të ndjekin nga pas. Ulni naftën, zgjidhni ambasadorët që vijnë jashtë, se ndyshe nuk ka sesi. Subvencionime nuk duam në dorë se nuk dihet se nga venë. Ji çik më i ashpër brenda vetes dhe brenda partisë se do të gënjejnë se je shumë i butë. E shohim se pakënaqësia ka vajtur, të mos i diskutojmë këto punë se na ka vajti thika në zemër. Edhe këta djemtë që kanë mbetur do ikin nëse nuk punon PD-ja”, ishte komenti i banorit.

Basha iu përgjigj se edukata nuk është mirësi dhe mjerë ata që e marrin atë për dobësi. “Ti do që të flasë butë dhe të veprojë fort, apo dikë që të flasë fort dhe të mos punojë. Veprimet i gjykoni ju. Çfarë vendimesh kam marrë, atë gjykoni. Edukata nuk është dobësi. Mjerë ata që marrin edukatën time si shenjë dobësie.  Këta po na i kthejnë vizat dhe shumë e shumë vendime të tjera. Tjetër gjë është të flasësh shumë dhe të mos bësh asgjë, tjetër gjë është të flasësh me edukatë dhe të marrësh vendime të forta”, deklaroi Basha qe theksoi se subvencionet, permiresimi i infrastruktures dhe ndalim të konkurrencës së pandershme janë tre shtyllat e programit te Partise Demokratike per fermeret.

Të fundit