Flash News

KRYESORE

Basha: Do jemi tek Teatri për ta mbrojtur me çdo mjet

Basha: Do jemi tek Teatri për ta mbrojtur me çdo mjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se ai së bashku me grupin parlamentar do të jetë në krah të artistëve për të penguar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, kreu i opozitës theksoi se se opozita do të përballet me të gjitha mjetet për të ndaluar një akt të tillë.

“Do të jem unë i pari atje, bashkë me grupin parlamentar në krah të artistëve, për tu përballur me të gjitha mjetet dhe për ta ndaluar një akt barbar të tillë. Po ta them unë pse.  Sepse ja ku është shembulli, ata që kanë dalë atje. Po të jeni të sigurtë se bashkë me mua dhe grupin parlamentar do të jenë me mijëra anëtarë të Partisë Demokratike, por nuk do të jetë cështje partiake. Ne do të jemi në mbështetje të një çështjeje kombëtare siç është Teatri Kombëtar. Të njëjtën gjë po them tani sepse teatri është simptomë, pasojë e sistemit. Për të ju bindur ju, nuk ka më retorikë. Ne kemi kaluar në veprime, ne kemi kaluar në vettingun politik, ne kemi kaluar në antimafia”, theksoi Basha.

Të fundit